Në këtë sondazh do t’ju kërkohet të shprehni opinionin tuaj për atë se cilave pyetje duhet t’u jepet përparësi në kërkimin shkencor përmes përdorimit të recensioneve sistematike.
Recensionet sistematike përdoren për të shqyrtuar të gjitha provat shkencore të gjendshme për një temë të caktuar, duke përmbledhur rezultatet e të gjitha kërkimeve të kryera, të cilat mund të përdoren, me qëllim dhënien e përgjigjes ndaj një pyetjeje të caktuar, në mënyrë objektive, transparente dhe sistematike.
Ky sondazh kryhet në 4 hapa:
- Përzgjidhni deri në 3 pyetje që mendoni se janë më të rëndësishmet dhe radhitini ato
- Na thoni pak me tepër për përzgjedhjet që bëtë
- Nëse nuk e gjeni më poshtë pyetjen e rëndësishme për ju ose njerëzit për të cilët përkujdeseni, shkruajeni vetë dhe na thoni pak më tepër për të
- Na tregoni pak për veten dhe dorëzojeni sondazhin
Faleminderit që morët pjesë. Opinionet tuaja janë të rëndësishme.
Po ju kërkojmë ndihmë për të identifikuar pyetjet më të rëndësishme për Sklerozën Multiple, të cilat duhet të trajtohen përmes recensioneve sistematike të reja dhe të përditësuara gjatë 3-vjeçarit të ardhshëm nga Grupi i Recensionit të Cochrane-it: Për Sklerozën Multiple dhe Sëmundjet e Rralla të Sistemit Nervor Qendror.
Cochrane është një rrjet global i pavarur studiuesish, profesionistësh, pacientësh, kujdestarësh dhe përsonash të interesuar për çështje të shëndetit. Puna e Cochrane-it njihet ndërkombëtarisht si pikë referimi për të dhëna të cilësisë së lartë në lidhje me efektivitetin e kujdesit shëndetësor.
Skuadra jonë e ngushtë (Bordi Editorial), në bashkëpunim me Grupin e Fushës së Shkencave Neurologjike të Cochrane-it, ka hartuar një listë me 16 çështje për recension sistematik të mundshëm, që ne besojmë se janë të rëndësishme për kujdesit ndaj personave me Sklerozë Multiple. Këto 16 çështje në formë pyetjesh janë miratuar nga Grupi Drejtues i këtij projekti për evidentimin e prioriteteve.
Na nevojitet ndihma juaj për t’i radhitur pyetjet në listë sipas prioritetit.
Ju lutemi të mendoni se sa të rëndësishme janë për ju 16 pyetjet, të përzgjidhni 3 (tre) prej tyre dhe t’i radhisni sipas rëndësisë. Nëse dëshironi, mund të përzgjidhni edhe më pak se tre pyetje. Mundeni edhe të sugjeroni pyetjen tuaj më vonë gjatë këtij sondazhi.
Pjesëmarrja juaj në sondazh është vullnetare. Për plotësimin e pyetësorit nuk jepen të holla.
Sondazhi është anonim: nuk do t’ju kërkohet informacion personal apo që të ndihmojë në identifikimin tuaj. Ju lutemi të shënoni më poshtë se jeni dakord që ne të përdorim përgjigjet tuaja në këtë projekt.
Koha për plotësimin e këtij sondazhi varet nga ajo se sa keni për të shprehur. Hamendësojmë se ai zgjat 10-20 minuta. Nëse dëshironi, mund të kërkoni ndihmën e dikujt për të plotësuar këtë sondazh.
Për informacion të mëtejshëm për këtë sondazh, lutemi të drejtoheni te: Topic Prioritisation
Shënim: të gjitha fushat me një yll të kuq (*) janë të detyrueshme